UBT uron mësimdhënësit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

07/03/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, në emrin e tij personal dhe të institucionit që drejton, të gjithë mësimdhënësve u ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, duke thënë se kontributi i tyre në shoqëri është jetik për zhvillimin profesional të gjeneratave të tëra.

 

“Misioni i mësimdhënësve është fisnik, përtej fisnikërisë është mision që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e shoqërisë. Nevoja për arsimim gjithmonë ka qenë e madhe, dhe ne si UBT gjithnjë në bashkëpunim me stafin akademik kemi synuar që të nxjerrim kuadro profesionale dhe të rinj entuziast, të cilët do të jenë pasqyrë e punës së secilit mësimdhënës”, ka thënë rektori Hajrizi.