UBT uron festën e Pashkëve Katolike

04/04/2021

Me rastin e festës së Pashkëve Katolike, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë së krishterë, duke uruar që kjo festë do të ngjallë besimin për një të nesërme më të mirë.

 

“Në emrin tim dhe të stafit të UBT-së, të gjithë besimtarëve të krishterë u uroj festën e Pashkëve Katolike.

 

Kjo festë na rikujton rëndësinë e të qëndruarit së bashku dhe përpjekjen për një të ardhme më të mirë, duke qenë solidarë dhe tolerantë me njëri-tjetrin”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.