UBT uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtlindjeve

25/12/2017

Me rastin e Festës së Krishtlindjeve, rektori, prof. dr Edmond Hajrizi, në emër të UBT-së, uron të gjithë besmitarët e fesë katolike, duke uruar që kjo festë të sjellë më shumë dashuri, begati dhe harmoni brenda të gjitha familjeve shqiptare.

“Si popull në të cilin me shekuj kanë bashkëjetuar në paqe të gjitha fetë dhe së bashku ka festuar festat pa dallim përkatësie fetare, uroj që edhe festat e këtij viti të jenë sa më të plotësuara e të sjellin lumturi e përmbushje synimesh për të gjithë besimtarët katolikë dhe qytetarët e besimeve tjera që jetojnë në Kosovë.
Andaj, këto janë ditët më të duhura për t’u ndjerë falënderues dhe për ta shprehur falënderimin ndaj të gjithë atyre që përgjatë një viti kontribuojnë në mënyra të ndryshme që jeta e secilit të ndryshojë për të mirë.
Në këtë ditë të veçantë feste, në emër të UBT-së, dua të falënderoj secilin individ që u bë pjesë e shkrimit të çdo faqeje të rritjes dhe suksesit, që UBT po e shënon në çdo vit. E bashkë me të, po rriten profesionalisht dhjetëra gjenerata studentësh, të cilët sot kanë krijuar familje dhe po festojnë të lumtur e të plotësuar me më të dashurit e tyre.
Të nderuar studentë dhe staf akademik e administrativ i UBT-së dhe të nderuar bashkëpunëtorë të institucionit tonë, faleminderit që keni ndikuar në përmirësimin e jetës së shumë njerëzve, sepse falë jush, mijëra ëndrra përmbushen vetëm gjatë një viti, duke e shtuar kështu motivin për të festuar në çdo familje dhe duke e bërë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar dhe për të dhënë kontribut.
Urojmë që ju, familjet, miqtë e kolegët tuaj, të kaloni një festë të mbushur me gëzim, duke shpresuar që viti që po vjen t’ju sjellë më shumë lumturi, sukses dhe dashuri”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.