UBT uron 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve
01/05/2026Në kuadër të 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, UBT shpreh respekt dhe falënderim për të gjithë ata që me angazhimin dhe përkushtimin e tyre kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë.
Kjo ditë përkujton rolin thelbësor të punëtorëve në çdo sektor, duke filluar nga arsimi, shëndetësia e teknologjia, e deri te industria, arti dhe shërbimet publike.
Me këtë rast, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi:
“Dita e Punëtorëve na rikujton rëndësinë e vlerësimit të punës dhe përkushtimit. Përmes arsimit dhe inovacionit, ne synojmë të përgatisim të rinj që do të jenë jo vetëm pjesë e tregut të punës, por edhe bartës të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në vend dhe më gjerë”, është shprehur Rektori Hajrizi.
1 Maji mbetet një simbol i dinjitetit në punë, i përpjekjeve të vazhdueshme dhe i kontributit të palodhur të individëve që çdo ditë ndikojnë në përmirësimin e jetës dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.