UBT ua uron qytetarëve të besimit të krishterë Krishtlindjet

24/12/2022

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit të krishterë me rastin e Krishtlindjeve.

Duke përmendur vlerat e respektit e tolerancës, rektori Hajrizi ka thënë se kjo festë është në shërbim të solidaritetit, dashurisë mes njerëzve, unitetit dhe sakrificës, si dhe vlerave të tjera që garantojnë paqen midis nesh.

“Urojmë që kjo festë të gjejë secilin me shëndet e përplot begati në familjet tyre, duke pasur në themel paqen, dashurinë e tolerancën mes njerëzve. Gëzuar për shumë mot Krishtlindjet, dashuria, paqja e mirësia mbizotërofshin në shtëpitë e juaja”, ka thënë rektori Hajrizi.