UBT ua uron festën e Fitër Bajramit

02/05/2022

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

 

Në urimin e tij rektori Hajrizi ka ripërsëritur mesazhin e tolerancës, bashkimit dhe respektit mes njerëzve, duke uruar që kjo festë të gjej secilin besimtar në vlera të përbashkëta të shoqërisë.

 

“Në këtë ditë uroj që dashuria, respekti dhe toleranca të mbizotërojë te secili njeri, pasi që ky është parakusht i besimit në vlera të cilat na përcjellin çdo ditë. Uroj që kjo festë të gjej secilin besimtar me shëndet të plotë, të lumtur dhe me vepra të mira, duke na bërë bashkë në vlera të cilat na përcaktojnë si shoqëri. Muaji që lamë pas ishte një muaj i sakrificës që përmes regjimit në ushqim dhe pije të tregojmë devotshmëri dhe besim, humanizëm dhe respekt, si dhe unitet mes besimtarëve. Ndaj me këtë rast, të gjithë besimtarëve myslimanë në emrin tim personal dhe të institucionit që udhëheq ua uroj festën e Fitër Bajramit”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.