UBT ua uron besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit

01/04/2022

Rektori i UBT-së prof.dr. Edmond Hajrizi, në emrin e tij personal, stafit dhe të institucionit që udhëheq, të gjithë besimtarëve myslimanë u ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.

 

Rektori Hajrizi ka thënë se ky muaj është shumë i rëndësishëm për paqen, solidaritetin dhe dashurinë ndërnjerëzore.

 

“Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj muajin e shenjtë të Ramazanit dhe agjërim të pranuar. Ky muaj është një nga ata muaj nga dymbëdhjetë sa ka viti, i cili na bën të reflektojmë për veprat e mira, respektin dhe solidaritetin për njëri-tjetrin. Shpresoj që ky muaj të jetë muaji që sjell paqe dhe dashuri mes njerëzve, duke pasur gjithnjë barazi ndërnjerëzore”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.