UBT thellon bashkëpunimin me Shkollën Profesionale të Salzburgut për Hotelieri e Turizëm

08/11/2016

Në kuadër të partneritetit që UBT-ja i ka krijuar me rreth 250 universitete ndërkombëtare, një delegacion nga Universiteti dhe Shkolla Profesionale për Hotelieri e Turizëm, nga Salzburgu i Austrisë, në UBT, është pritur nga rektori prof.dr. Edmond Hajrizi.


Përfaqësueset nga kjo shkollë: Eva Brucker – dekane e Institutit të Turizimit dhe Menaxhimit të Hotelierisë e Gabriele Tischler – shefe e Programit për Inovacion dhe Menaxhment të Turizimit, kanë shkëmbyer informacione me rektorin Hajrizi për njohje të ndërsjella të diplomave, për përgatitjen e kurrikulave të përbashkëta, shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, për mundësinë e aplikimit të përbashkët për akreditim programesh etj. 


Përfaqësueset nga Shkolla e Salzburgut për Hotelieri e Turizëm, para takimit me rektorin Hajrizi i kanë bërë një vizitë Kampusit Inovativ, në Lipjan.


Mysafiret nga Austria e kanë njoftuar rektorin prof.dr. Edmond Hajrizi për aktivitetet në Shkollën e Hotelierisë dhe të Turizimit në Salzburg. Kanë njoftuar edhe për programet që shkolla e tyre ofron, duke qenë me përvojë unike profesionale.


Shkolla e Turizmit në Salzburg ka më shumë se 15 mijë studentë nga 150 vende të ndryshme të botës dhe është një nga shkollat më të fuqishme në Austri dhe Evropë, në rrafshin e hotelierisë dhe turizmit.