UBT STATS përditëson seritë kohore të statistikave të ndërmarrjeve

27/04/2017

Qendra për statistika UBT STATS, ka përditësuar statistikat mbi anketën strukturore të ndërmarrjeve që përfshijnë periudhën që nga viti 2008, në baza vjetore dhe që nga viti 2012, në baza tre mujore. Këto të dhëna përfshijnë statistikat mbi ndërmarrjet sipas seksioneve ekonomike, kategorizimin sipas madhësisë, në bazë të komunave që operojnë, numrit të stafit e sipas seksioneve ekonomike. Po ashtu, në këto përditësime përfshihet edhe prejardhja e kapitalit e forma e organizimit të ndërmarrjeve.


Koordinatori i UBT STATS, Mentor Geci ka thënë se të gjitha këto të dhëna janë publikuar ueb- faqen e UBT-së, dhe si të tilla mundësojnë përdorimin e tyre për qëllime të analizave të ndryshme profesionale.


Për më shumë mbi seritë kohore të statistikave të ndërmarrjeve, shih vegëzen: https://www.ubt-uni.net/?cid=1,469

Për më shumë, mbi të gjitha seritë kohore të UBT STATS shih vegëzen: https://www.ubt-uni.net/?cid=1,396

UBT STATS synon që të zhvillojë module të reja, vazhdimin e publikimeve të rregullta, përfshirjen e hulumtimeve të bëra nga konferencat dhe studentët, përditësimin periodik të moduleve ekzistuese, promovimin e shërbimeve të UBT STATS, etj.