UBT SPORT, E-SPORT & ART HUB – UBT INNOVATIONS

30/01/2022

Qendra e zhvillimit të talentëve të rinj në fushën e sportit, shkencave të lëvizjes, sportit elektronik dhe talentëve artistik është inovacioni i tetë me radhë të cilin UBT e ka sjell për herë të parë në Ballkanin Perëndimor.

 

Në këtë qendër, ofrohen shërbime të ndryshme të cilat janë në funksion të plotë të sportit, duke përfshirë hulumtimin, zhvillimin, gjërat inovative në sport, edukimin, qendrën neurale, rikuperimin, trajnimin, trajtimin e lëndimeve, si dhe shumë aspekte të ndryshme.

 

Përbrenda kësaj qendre është e zhvilluar edhe akademia sportive e cila luan një rol kyç dhe tejet të rëndësishëm në nxjerrjen e talentëve të shumtë sportiv në disiplina dhe sporte të ndryshme.

 

Përshtatje unike e artit dhe video-lojërave me lojtarë profesionistë, të cilët përmes teknologjive më të reja dhe më të sofistikuara të kohës do të zhvillojnë edhe më shumë aftësitë e tyre për t’u bërë lojtarë profesionistë, e bëjnë edhe më të veçantë qendrën e sportit “UBT Sport, E-Sport & Art Hub”.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS