UBT sjell në Prizren projektin DiBS përmes një sesioni informues mbi shkencën dhe inovacionin

07/09/2026

Më 16 shtator 2026, UBT do të organizojë në Prizren një sesion informues në kuadër të projektit Digital Bridges: Science, Media, Society (DiBS), si pjesë e përgatitjeve për European Researchers’ Night 2026.

Aktiviteti do të shërbejë për të prezantuar qëllimet e projektit DiBS dhe rëndësinë e afrimit të shkencës me qytetarët, duke theksuar lidhjen ndërmjet kërkimit shkencor, mediave dhe shoqërisë.

Përmes këtij sesioni, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me aktivitetet e European Researchers’ Night, rolin e studiuesve dhe ndikimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit në zhvillimin shoqëror. Gjithashtu, do të promovohet rëndësia e komunikimit efektiv të rezultateve shkencore dhe e përfshirjes së publikut në diskutimet mbi zhvillimet shkencore.

Sesioni informues synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e shkencës në jetën e përditshme dhe të inkurajojë interesimin e komunitetit për zbulimet dhe risitë që kontribuojnë në përparimin e shoqërisë.

Aktiviteti në Prizren do të jetë pjesë e programit informues të UBT-së, i cili përfshin tri lokacione gjatë datave 15, 16 dhe 17 shtator, në prag të European Researchers’ Night 2026, më 25 shtator.

Projekti Digital Bridges: Science, Media, Society (DiBS) financohet nga Bashkimi Evropian.