UBT sjell bashkëpunimin e shkollave të mesme me shkollën e parë në botë të Cambridge International

09/09/2022

UBT përmes partneriteteve të ndryshme me shkolla dhe institucione të arsimit të lartë në Evropë dhe Amerikë, u ka krijuar hapësira të mjaftueshme të rinjve të Kosovës për të treguar dhe zhvilluar talentin e tyre.

Kësisoj, UBT ka sjell bashkëpunimin e shkollave të mesme me shkollën e parë në botë të regjistruar në internet të Cambridge International, International Well Rounded School (IWS), e cila do t’iu hap të rinjve horizonte të reja të zhvillimit të tyre në fusha të ndryshme të jetës.

Përmes këtij bashkëpunimi, shkollat e mesme të UBT-së dhe International Well Rounded School (IWS), do të zhvillojnë kualifikimet e nivelit të avancuar A Levels, e cila u mundëson nxënësve të zgjedhin lëndë të caktuara për të mësuar, përmes të cilave do ta kenë më të lehtë qasjen në universitete të ndryshme të botës, si dhe do të fitojnë aftësi të të menduarit të pavarur.

International Well Rounded School (IWS) është shkolla e parë në botë e regjistruar në internet e Cambridge International, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila zhvillon kualifikimet e nivelit të avancuar A Levels, përmes metodave mësimore interaktive dhe tërheqëse në internet.

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe Gjimnazit UBT, do të kenë mundësi të zgjedhin lëndët: Matematikë, Matematikë e mëtejshme, Biologji, Kimi dhe Fizikë, teksa kualifikimi i nivelit të avancuar A Levels njihet ndërkombëtarisht, nga mbi 2,100 universitete dhe kolegje në mbarë botën.