UBT sivjet organizon edicionin e nëntë të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion

21/07/2020

UBT ka filluar përgatitjet për organizimin e edicionit të nëntë të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, konferencë që synon të bashkojë studiues nga shumë vende të botës, me qëllim për të shkëmbyer përvoja dhe rezultate të hulumtimeve në fusha të specializuara dhe ndërdisiplinore.

 

Kjo ngjarje ofron mundësinë të prezantohen punimet shkencore në një komunitet global, ku do të diskutohen sfidat dhe të rejat e fundit shkencore në të gjitha fushat, konkretisht do të shkëmbejnë informacioni me studiues nga mbarë bota.

 

Në edicionet e mëparshme, Konferenca Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion ka mbledhur qindra shkencëtarë dhe studiues nga anë e mbarë globit.

 

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit;

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;

Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë;

Inxhinieri e Energjisë Efiçiente;

Sisteme të Informacionit dhe Siguri;

Arkitekturë – Planifikim Hapësinor;

Inxhinieri Ndërtimore, Infrastrukturë dhe Ambient;

Juridik;

Shkenca Politike;

Gazetari, Media dhe Komunikim;

Shkenca të Ushqimit dhe Teknologji;

Shkenca farmaceutike dhe Natyrore;

Dizajn;

Psikologji;

Edukim dhe Zhvillim;

Modë;

Muzikë;

Art dhe Media Digjitale;

Stomatologji;

Mjekësi e Aplikuar.

Për më shumë detaje, klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net, teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: [email protected].