UBT shtroi darkë për gazetarë për festat e fundvitit!

03/01/2013

 

Dhjetor 2012- Më 28 dhjetor 2012, në restorantin “Rings”,  në Prishtinë,  Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në kuadër të takimeve tradicionale të fundvitit, shtroi  edhe dark  për  gazetar të medieve të shkruara dhe elektronike.

 

Me këtë rast Dr. Hajrizi me theks të veçantë i falënderoi gazetarët për punën e tyre të palodhshme gjatë vitit që  e lamë, për  aktivitetet e shumta që janë organizuar nga UBT si  përurimi i kampusit të ri institucional,  përfitimi i vazhdueshëm i projektit “Erasmus mundus”, dhe “TEMPUS”,   botimi i shumë  librave dhe publikimeve  shkencore, konferencat ndërkombëtare si ajo për  Biznes, Teknologji dhe Inovacione,  e cila është organizuar   në kudër të shënimit të 100 vjetorit  të pavarësisë së Shqipërisë,  në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemaili” në Vlorë, dhe Universitetin e Tiranës, , dhe në të cilën konferencë u paraqitën rreth 160 pjesëmarrës – akademikë dhe profesionistë të fushave përkatëse, nga Republika e Kosovës e Shqipërisë, si dhe akademikë nga shumë vende të ndryshme të botës. Konferenca e   radhës ishte regjionale,   në bashkëpunim me shoqatën  “Miqtë e Amerikës”, dhe u diskutua  tema; “Roli i SHBA-ve, në Shtetformimin e Shqiptarëve”, dhe u paraqitën  rreth 30  pjesëmarrës , si nga Republika e Kosovës, Shqipërisë , Malit të Zi dhe Maqedonisë, Serbisë, ligjëratat e personaliteteve të larta vendore e ndërkombëtare, marrëveshjet e shumta me universitete prestigjioze ne botën e zhvilluar , çmime e mirënjohje dhe