UBT shpërndanë maskat mbrojtëse të prodhuara nga studentët për Shtëpinë e të Moshuarve

11/04/2020

Studentët së bashku me stafin e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, kanë marrë iniciativën dhe për një kohë shumë të shkurtër kanë prodhuar rreth 1 mijë maska kirurgjike, të cilat i ka shpërndarë  në Shtëpinë e të Moshuarve.

 

Gjithashtu, një numër i konsiderueshëm i maskave pritet të shpërndahen edhe në strehimoren për viktimat e dhunës në familje “Shtëpia e Sigurt”, në Gjakovë.

 

Studentët filluan qepjen e maskave si rezultat i shtrenjtimit dhe mungesës së tyre, që do të shërbejnë si mjet mbrojtës në kohën e virusit.

 

Studentët do të prodhojnë edhe sasi tjera të maskave mbrojtëse, të cilat dontë shpërndahen për institucionet tjera që kanë nevojë në Kosovë.