UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim të stafit për trajnim në Riga Technical University, Letoni

11/10/2021

UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim të stafit për trajnim në Riga Technical University të Letonisë, për vitin akademik 2021/2022 në kuadër të programit Erasmus+.

 

Kohëzgjatja e trajnimit do të jetë 7 ditë, ndërkaq ky shkëmbim nënkupton pjesëmarrjen e stafit në International Staff Training Week, nga data 22 nëntor deri më 26 nëntor 2021, organizuar nga ky institucion i arsimit të lartë.

 

Për të aplikuar ju duhet të jeni staf i rregullt, administrativ ose akademik i UBT-së, si dhe të keni njohuri të gjuhës angleze, minimumi nivelin B2, teksa dokumentet e nevojshme për aplikim janë: kopja e pasaportës, CV në gjuhën angleze në formatin PDF, si dhe një letër motivimi në gjuhën angleze, poashtu në formatin PDF.

 

Data e fundit për aplikim është 12 tetor 2021 dhe këtë mund ta bëni në linkun: Aplikimi për shkëmbim të stafit në Riga Technical University

 

Riga Technical University është universiteti më i vjetër teknik në Baltik, ndodhet në Riga të Letonisë dhe më parë njihej si Insituti Politeknik i Rigës.