UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim të stafit në Bolu Abant Izzet Baysal University në Turqi

07/12/2021

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim të stafit për mësimdhënie në Bolu Abant Izzet Baysal University të Turqisë, në kuadër të programit Erasmus+, për vitin akademik 2021/2022.

 

Për t’u bërë pjesë e këtij shkëmbimi ju duhet të jeni staf i rregullt i UBT-së, të jeni të specializuar në njërën nga fushat si: Ekonomi, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike ose Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji, si dhe të keni njohuri të gjuhës angleze (niveli B2).

 

Dokumentet që kërkohen për aplikim janë: kopja e pasaportës dhe CV-ja juaj e cila duhet të jetë në gjuhën angleze në formatin PDF.

 

Data e fundit për aplikim është 15 dhjetor 2021, ora 11:00, ndërkaq aplikimin mund ta bëni përmes linkut në vazhdim: Aplikimi për shkëmbim të stafit në Bolu Abant Izzet Baysal University.

 

Shkëmbimi i stafit për mësimdhënie bëhet me qëllim të integrimit të stafit me kultura të ndryshme të mësimdhënie, në universitete dhe vende të ndryshme të botës, duke përfituar kështu eksperienca të reja në lëmin e mësimdhënies.