UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Technical University of Sofia, në Bullgari

17/11/2021

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim studentor për një semestër në Technical University of Sofia, në Bullgari, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Kriteret për të aplikuar në këtë shkëmbim studentor janë: të jeni student aktiv i UBT-së në vitin e tretë në nivelin bachelor ose në vitin e dytë në nivelin master, të jeni student në programet e studimit në UBT që përputhen me shkencat kompjuterike dhe inxhinieri, si dhe mekatronikë, të keni notën mesatare minimumi 8.5, si dhe të posedoni njohuri të gjuhës angleze (niveli B1-B2).

 

Bursa për këtë shkëmbim studentor që ofrohet përmes programit Erasmus+ përfshin: vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë, përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, si dhe përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit.

 

Technical University of Sofia është universiteti më i madh teknik në Bullgari me qendër në Sofje, i cili ofron një gamë të gjerë të fushave të studimit dhe është një nga universitetet partnere te UBT-së.

 

Data e fundit për aplikim është 23 nëntor 2021, ora 23:00, ndërkaq të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim studentor, aplikimin mund ta bëjnë përmes linkut: Aplikimi për shkëmbim studentor.