UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Haliç University të Turqisë

27/09/2021

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Haliç University, në Stamboll të Turqisë, nga ku të gjithë studentët e interesuar që janë aktiv në UBT, nga niveli bachelor ose master mund të aplikojnë.

 

Studentët të cilët aplikojnë për shkëmbim studentor në Haliç University të Turqisë janë të liruar nga pagesa e semestrit në këtë institucion arsimor, ndërkaq shpenzimet e tjera që përfshijnë udhëtimin dhe shpenzimet e jetesës duhet të mbulohen nga vet studentët.

 

Kriteret për aplikim:

  • Student aktiv i UBT-së në programin bachelor ose master
  • Duhet të ketë të paktën 10 provime të përfunduara
  • Të ketë notën mesatare minimumi 8.0
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B1) për studentët e nivelit bachelor, ndërkaq studentët e nivelit master duhet të posedojnë njohuri të gjuhës turke (minimumi niveli B1)
  • Të jetë student në programet e UBT-së që përshtaten me ndonjërin nga programet e Haliç University.

 

Data e fundit për aplikim është 8 tetor 2021, teksa të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun në vazhdim: Aplikimi për shkëmbim studentor