UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Bolu Abant Izzet Baysal University të Turqisë

05/11/2021

UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në “Bolu Abant Izzet Baysal University”, në Turqi, në kuadër të programit Erasmus+ për shkëmbimin e studentëve.

 

Kriteret të cilat duhen plotësuar për të aplikuar në këtë shkëmbim studentor janë: të jeni student aktiv i UBT-së në nivelin bachelor (viti i dytë ose i tretë), ose në nivelin master (viti i dytë), të jeni student në njërën prej fushave të ekonomisë (niveli bachelor dhe master) dhe marrëdhënieve ndërkombëtare (niveli bachelor), të keni notën mesatare minimumi 8.5, si dhe njohuri të gjuhës angleze minimumi niveli B1.

 

“Bolu Abant İzzet Baysal University” gjendet në Bolu, provincë kjo në veri-perëndim të Turqisë, e cila ndodhet mes dy qyteteve më të mëdha të vendit, Ankarasë dhe Stambollit – Informata rreth universitetit.

 

Bursa për shkëmbim studentor në kuadër të programit Erasmus+ përfshin: vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë, përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, si dhe përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit.

 

Të gjithë studentët e interesuar për t’u bërë pjesë e shkëmbimit studentor në “Bolu Abant İzzet Baysal University”, duhet të plotësojnë formën e aplikimit online përmes linkut: Aplikimi për shkëmbim studentor