UBT shpall të hapur thirrjen për përfitim të bursave për studime në Universität Salzburg, Austri

25/02/2021

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për aplikimin për përfitim të bursave për studime me Universitetin e Salzburgut. Kjo thirrje vlen për studentët e Shkencave Politike, të cilët synojnë të kryejnë një apo dy semestra në Universitetin e Salzburgut.

 

Universiteti i Salzburgut ofron një gamë të gjerë të programeve të studimit si dhe kurse të shumta universitare ekstra-profesionale, disa prej të cilave kryhen në bashkëpunim me institucionet e jashtme arsimore. Për të mësuar më shumë rreth universitetit vizitoni faqen: https://www.uni-salzburg.at/index.php?id=52

 

Kriteret për aplikim:

  • Student i UBT-së në vitin e tretë në programin Bachelor
  • Student në programin Shkenca Politike
  • Nota mesatare: minimumi 8.5
  • Njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B1)

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun në vazhdim: https://forms.gle/9qCjyg4UHaGNM1Wf7.

 

Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë.

 

Data e fundit për aplikim është 15 mars 2021, teksa bursa që ofrohet nga programi Erasmus+ përfshin vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë në Universitetin e Salzburgut, përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës, si dhe përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit.

 

 

Me rreth 18.000 studentë, Universität Salzburg është institucioni më i madh arsimor në Salzburg. Si pjesë integrale e jetës kulturore dhe ekonomike, është një vend takim midis mësuesve dhe studentëve, akademisë dhe publikut të gjerë.