UBT shpall të hapur thirrjen për aplikim për garën “Digital Storytelling Contest on Intercultural and International Topics”

01/04/2022

UBT njofton të gjithë studentët se në bashkëpunim me Euro-Mediterranean University (EMUNI), Slloveni, ka shpallur të hapur thirrjen për aplikim për garën “Digital Storytelling Contest on Intercultural and International Topics”.

 

Kjo garë organizohet në kuadër të projektit “Med2IaH”, ku përveç aplikimit për këtë garë studentët kanë mundësi që të aplikojnë edhe për kampin studentor në Piran (Slloveni), e që mbahet nga data 6 deri më 18 qershor 2022.

 

Të drejtën e aplikimit për këtë garë e kanë të gjithë ata që janë studentë të UBT-së (përfshihen të gjitha programet e studimit), si dhe që kanë njohuri të gjuhës angleze.

 

Për të mësuar më shumë rreth kritereve të tjera për aplikim, dokumenteve, dhe mënyrës së aplikimit vizitoni; https://international.ubt-uni.net/infocorner/ duke klikuar tek “Digital Storytelling Contest”.

 

Afati i fundit për aplikim: 15 prill 2022