UBT shpall të hapur thirrjen për aplikim në kurset online pa pagesë të Rzeszów University of Technology, në Poloni

15/12/2021

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për aplikim për kurset online të cilat janë pa pagesë e që organizohen nga Rzeszów University of Technology në Poloni, për studentët e UBT-së dhe ata ndërkombëtar, në të dyja nivelet e studimit, bachelor dhe master.

 

Kurset ofrohen në fushat: Distance work of industrial firms (afati i fundit për aplikim është 2 janar 2022), Digitalization of production processes (aplikimi hapet në janar 2022), si dhe Computer aided research techniques (aplikimi hapet në janar 2022).

 

Rekrutimi i studentëve bëhet përmes dy fazave, fillimisht duke ndjekur plotësimin e formularit në këtë link: https://rekrutacja.prz.edu.pl/podyplomowe/nawa, e që përfshin fazën e parë, si dhe pastaj me dërgimin e një grupi të dokumenteve të skanuara që kërkohen nga Rzeszów University of Technology (për më shumë informacione kontaktoni: [email protected])

 

Këto kurse zhvillohen në kuadër të projektit: “Industria Digjitale: Trajnim për Studentë”, në kuadër të programit SPINAKER NAWA – Kurrikula Ndërkombëtare Intensive (IMPK).

 

Në vazhdim gjeni disa vegëza të cilat iu ofrojnë informacione rreth kursit: