UBT shpall lexuesit e vitit

15/04/2019

Me rastin e shënimit të Javës së Bibliotekës, UBT ka shpallur lexueset më aktive të vitit, të cilat e kanë shfrytëzuar më së shumti literaturën e larmishme që gjendet në bibliotekën e UBT-së.

 

Studentja e Infermierisë, Ermira Jahiu dhe studentja e Mekatronikës, Vatër Adela Hyseni, janë shpërblyer me mirënjohje dhe me nga një libër, të ndara nga menaxherja e bibliotekës, prof. dr Afete Musliu dhe nga dekani i Infermierisë,  prof. dr  Fitim Alidema.

 

Studentët e institucionit kanë mundësi të pajisen me libra nga të gjitha drejtimet të cilat UBT i ofron, por edhe me enciklopedi dhe fjalorë të ndryshëm.

Shumica e librave në bibliotekën e UBT-së janë në gjuhën shqipe, angleze, një përqindje e vogël në gjuhën gjermane dhe në atë serbe.

Vetëm në dy vitet e fundit, UBT ka shtuar deri në 60 mijë tituj të ndryshëm, si dhe ka krijuar qasje të drejtpërdrejtë në e-libra dhe artikuj shkencorë e akademikë.