UBT shpall konkurs për dizajnimin e logos dhe faqes së internetit të qendrës “INSPIRE”

25/10/2017

Qendra e Inovacionit Social në UBT, “INSPIRE”, fton stafin dhe studentët e interesuar që të japin kontributin e tyre në dizajnimin e logos dhe faqes së internetit për këtë qendër.

Të gjitha dizajnet dhe punimet duhet të reflektojnë vizionin, misionin, dhe programet e qendrës “INSPIRE”, si dhe të jenë atraktive për grupet e targetuara.

 

Prezantimet zyrtare të ideve do të fillojnë të premten, më 11 nëntor, në ora 14:00, teksa vendi ku do të bëhen prezantimet do të konfirmohet me kohë përmes një njoftimi. Fituesi do të përzgjidhet gjatë javës së prezantimeve dhe ky projekt fitues pritet të fillojë krijimin e ueb faqes më datë 11 nëntor të këtij viti.

Të gjitha punimet duhet dorëzuar tek Bejtush Ademi, përmes email-it: [email protected]), ndërsa afati i fundit është data 11 nëntor 2017, ora 12:00.

 

Për çdo pyetje tuajën mund të kontaktoni Bejtush Ademin, përmes numrit të telefonit: ë381 38 541 400 ose përmes email-it: [email protected] .

INSPIRE është shkurtesë e shprehjes “INovacione për Probleme Sociale të Inspiruara nga Ekosistemi Hulumtues (Ang: for INnovations for Social Problems Inspired by Research Ecosystems).

Për më shumë informacione, shikoni në fotografitë e bashkëngjitura më poshtë: