UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj në shkollat profesionale

10/03/2021

UBT shpall konkurs për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj, në të gjitha shkollat profesionale të cilat janë akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

 

Të drejtën e aplikimit dhe të regjistrimit në shkollat profesionale e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë të nivelit 3.

 

Ju mund të regjistroheni në këto shkolla profesionale:

 

  • Zhvillues i Aplikacioneve, niveli 5 i kualifikimit;

 

  • Administrator i rrjetit dhe i sistemeve kompjuterike, niveli 5 i kualifikimit;

 

  • Instaluesi Elektrik, niveli 3 i kualifikimeve;

 

  • Asistenti Administrativ, niveli 3 i kualifikimeve;

 

  • Shitje dhe kujdes ndaj klientëve, niveli 3 i kualifikimeve;

 

Në këto shkolla profesionale ligjërojnë ekspertë shumëvjeçar të fushave përkatëse, ndërkohë vlerën e këtyre trajnimeve e shton edhe fakti që UBT është certifikuar ndërkombëtarisht për ofrim të trajnimeve dhe certifikimeve nga kompanitë e njohura.

 

Informacione më të detajuara mbi trajnimet që ofrohen nga UBT mund të merrni në: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/, ose edhe të shkruani në: [email protected].

 

Afati  për aplikim është i hapur deri më 25 mars 2021.

 

Apliko tani : https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/apliko-online/