UBT shkolla më e madhe në vend dhe rajon për fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë

31/08/2020

Shkolla më e madhe e zhvilluar e Shkencave Kompjuterike në vend dhe rajon gjendet në UBT. Studimet cilësore dhe konkurruese ndërkombëtare, duke ofruar programe inovative me teknologjitë më të reja në disiplina të ndryshme e bëjnë UBT-në, lider në fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri.

 

Programi i Shkencave Kompjuterike në UBT, është numër një në zbatimin e qasjeve kompjuterike për të zgjidhur probleme të rëndësishme në fusha të ndryshme, duke u ofruar studentëve një numër të madh të specializimeve.

 

Procesi mësimor zhvillohet me metodën më të avancuar të realitetit virtual në CLASSROOM 3.0

UBT posedon një laborator gjigant, më të sofistikuarin të këtij lloji të teknologjisë informative, me të gjitha elementet në dispozicion, të nevojshme për të mësuar dhe aplikuar trendet e fundit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë.

 

Programet e akredituara në Bachelor dhe Master, të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri janë të zhvilluara në atë mënyrë që studentët të profilizohen në fusha të veçanta të studimit.

 

Specializimet që UBT ofron për fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, në nivelin Bachelor janë:

  • Inxhinieri e Sistemeve Softuerike
  • Databazë dhe Sisteme Informative
  • Rrjetet dhe Telekomunikimi
  • Grafikë Kompjuterike dhe Multimedia
  • Ueb Programimi
  • Robotikë dhe Sisteme Inteligjente
  • Bioinformatikë
  • Siguria dhe Sigurimi i Informacionit

 

Specializimet që UBT ofron për fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, në nivelin Master janë:

  • Inxhinieri e Sistemeve Softuerike
  • Databazë dhe Sisteme Informative
  • Shkenca e të Dhënave
  • Inxhinieria e Komunikimit
  • Programimi i Ueb-it
  • Multimedia dhe Vizualizim
  • Informatika Shëndetësore

 

Apliko TANI: https://apliko.ubt-uni.net/