UBT shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës (Video)

22/04/2021

UBT ka mbajtur një diskutim online, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, me moton botërore “As the world returns to normal, we can’t go back to business-as-usual”.

 

Në këtë diskutim që u realizua përmes platformës online, morën pjesë akterë nga institucionet vendore si dhe pjesëmarrës të tjerë nga shoqëria civile, që diskutuan për rëndësinë e tokës dhe kujdesin e vazhdueshëm që njerëzit dhe shoqëria duhet të kenë për të.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, tha se UBT është e angazhuar në rëndësinë, kujdesin dhe rolin që ka ky institucion për tokën, duke vlerësuar se në të ardhmen UBT do të ndërlidh të gjitha komponentet e nevojshme, në mënyrë që t’i dihet rëndësia dhe roli që toka ka për shoqërinë.

 

Në këtë diskutim nga të gjithë të pranishmit u bë thirrje që të bëhet kujdes dhe t’i kushtohet më shumë rëndësi tokës, teksa aktiviteti u përmbyll me mbjelljen e disa pemëve, fidanëve dhe luleve në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.