UBT shënoi Ditën Botërore të Ujit

22/03/2022

UBT ka shënuar Ditën Botërore të Ujit me një tryezë diskutimi me temën: “Ujërat Nëntokësore”, nga ku pjesëmarrësit diskutuan për rëndësinë dhe rolin jetik që ka uji për mbarë njerëzimin.

 

Nën organizimin e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, kjo tryezë diskutimi solli shumë informacione të rëndësishme për ujin dhe burimet e tij, teksa u diskutua edhe për ndotjen që është duke iu bërë dekadave të fundit një prej burimeve kyçe të jetës e që është uji.

 

Profesorët dhe njohësit çështjeve gjeologjike përçuan shumë mesazhe përmes kësaj tryeze te institucionet përkatëse lidhur me aspekte të ndryshme për ruajtjen e mjedisit, konkretisht pjesëve ku janë burimet e ujit, përderisa në të njëjtën kohë përçuan mesazh edhe për edukimin e masës për zvogëlimin e ndotjes së ambientit e që po sjell dobësimin e nivelit të cilësisë së ujërave.