UBT së shpejti do të fillojë trajnimin në CISCO CCNA

bool(false) 29/06/2022

Në muajin korrik në UBT fillon trajnimi në Cisco CCNA, i cili përmban pjesën teorike të ndërlidhur me atë praktike, në mënyrë që t’i aftësojë të rinjtë rreth programeve që ofron ky trajnim.

 

Trajnimi përmban tre nivele me 150-180 orë mësimi:

NIVELI I : Introduction to Networks

NIVELI II: Switching, Routing, and Wireless Essentials

NIVELI III: Enterprise Networking, Security, and Automation

 

Trajnimi është i orientuar më shumë nga pjesa praktike me pajisje fizike dhe simulatorin Packet Tracer, pa iu shmangur dhe pjesës së teorisë. Studentët e dalluar dhe të cilët certifikohen në fund do të kenë mundësi për punë praktike. Pjesë e rëndësishme e trajnimit është edhe përgatitja për provimin përfundimtar në 200-301 CCNA.

 

Për të përfunduar këtë trajnim me sukses:

Mësim dhe ushtrim ditor 2 – 4 orë në ditë.

Njohje të gjuhës angleze.

Njohuri bazike në TI.

 

Qendra për Produkte dhe Shërbime Profesionale në UBT e ofron këtë trajnim me një çmim promocional prej 390 euro.

 

Ky trajnim i përgatitë studentët  për vende të punës si:

Network Engineer

Network Administrator

Network Security Engineer

Network Design Engineer

Wireless Network Administrator

 

Linku për aplikim: Trajnimi në CISCO CCNA 

 

Numri kontaktues: 044 100 491