UBT ricertifikohet për cilësi sipas standardit ndërkombëtar ISO 9001: 2008

10/06/2014

Prishtinë, 10 qershor  2014- Pas një auditimi të suksesshëm UBT është ricertifikuar për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë sipas standardit të njohur ndërkombëtar ISO 9001:2008,  edhe për tri vitet e ardhshme.

 

Kjo certifikatë  është lëshuar pas  auditimit dhe raportit pozitiv,  nga zyrtarët  e Institucionit “QUALITY AUSTRIA  dhe The International Certification Network (IQNet).

 

Ky certifikim tregon se UBT i ka përmbushur të gjitha kriteret  e këtij standardi në tërë sistemin e vet.

 

Vlen të theksojmë  se UBT është  i vetmi  Institucion i Arsimit të Lartë në Ballkan,  që ka arritur të marrë këtë certifikate nga viti 2007.

 

Vetëm 5% të universiteteve në botë thuhet se posedojnë  Certifikatë nga ISO 9001.