UBT  ricertifikohet për cilësi sipas standardit ndërkombëtar ISO 9001

15/12/2020

UBT është institucioni i parë dhe i vetëm që i plotëson standardet ndërkombëtare për mënaxhimin e cilësisë i certifikuar nga ISO 9001: 2015, certifikim ky që specifikon termat dhe përkufizimet që zbatohen për të gjitha standardet e menaxhimit të cilësisë dhe sistemit të menaxhimit të cilësisë, të zhvilluara nga ISO/TC 176, e që institucionet apo organizatat e përdorin standardin për të dëshmuar se plotësojnë kushtet dhe kriteret e kërkuara lidhur me menaxhimin e cilësisë.

 

Gjatë kësaj kohë, UBT i ka përmbushur të gjitha kriteret e standardit ISO 9001: 2015, pas një auditimi të suksesshëm dhe raportit pozitiv të lëshuar nga zyrtarët e “The International Certification Network” dhe “Quality Austria”.

 

UBT ka të themeluar Zyrën për Sigurimin e Cilësisë dhe Performancës, zyrë kjo që përcakton funksionet e të gjithë stafit në procesin e sigurimit të cilësisë dhe performancës, si dhe harton një plan vjetor të zhvillimit, i cili parashikon indikatorët dhe kriteret për sigurimin e cilësisë.

 

Ekspertët ndërkombëtarë kanë vlerësuar lartë UBT-në për nivelin e menaxhimit të cilësisë, kështu duke e cilësuar UBT-në, si institucion me kulturë të fortë, me përkushtim të lartë ndaj nevojave të studentëve me një qasje etike për mënyrën në të cilën funksionon institucioni.

 

UBT është lider në implementimin e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane për cilësi, dëshmuar dhe vlerësuar nga The European Foundation for Quality Management (EFQM) me  Çmimin e Ekselencës me Pesë Yje