UBT rangohet si institucioni i vetëm i arsimit të lartë privat në mbarë trojet shqiptare në SCImago

12/03/2024

Ranglista botërore e universiteteve prestigjioze, SCImago, ka ranguar UBT-në si institucionin më të mirë dhe të vetmin në arsimit e lartë privat në mbarë trojet shqiptare.

UBT ka qenë gjithmonë institucion model i cili ka kontribuar fuqishëm në imazhin e Kosovës gjithandej botës, kësaj radhe krahas shumë universiteteve prestigjioze në botë, UBT është institucioni i vetëm jopublik në mbarë trojet shqiptare që është ranguar në mesin e universiteteve në klasifikimin e universiteteve në SCImago, duke u bërë institucioni më i suksesshëm në rajon, por edhe duke e ngritur nivelin e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka thënë se kjo arritje tregon për cilësinë dhe modelin më të mirë të institucionit arsimor që ka ndërtuar UBT ndër vite.

“Ne kemi arritur të ndërtojmë një ekosistem i cili ndërthurë në vete të gjitha fushat. Për ndërthurjen e të gjitha fushave, nga teknologjia e deri te shkencat sociale, UBT është ranguar dhe renditur në organizata e institucione prestigjioze ndërkombëtare. Rangimi i UBT-së në Scimago dëshmon angazhimin tonë të përbashkët drejt transformimit të arsimit në Kosovë dhe rajon. Fakti që UBT është i vetmi institucion i arsimit të lartë privat në Kosovë, Shqipëri, dhe më gjerë, i renditur në Scimago, tregon për cilësinë dhe modelin më të mirë të institucionit arsimor që ka ndërtuar UBT ndër vite”, ka thënë Rektori Hajrizi.

UBT krahas kësaj ka shënuar suksese të tjera të jashtëzakonshme në fushën e hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore. Vlen të përmendet që UBT është ranguar krahas universiteteve prestigjioze në WURI, GreenMetric World University Ranking, Webometrics, EFQM, si dhe është nderuar me çmime prestigjioze si “Europian Young Entepreneurial University of the Year”.