UBT rangohet përsëri si institucioni i parë i arsimit të lartë privat në Kosovë, bazuar në performancën shkencore

bool(false) 24/08/2022

UBT është ranguar si institucioni i parë i arsimit të lartë privat në vend për performancën shkencore nga platforma “The AD Scientific Index”, e cila posedon një sistem renditje dhe analize bazuar në performancën shkencore duke vlerësuar kështu produktivitetin dhe punën shkencore të institucioneve akademike dhe shkencëtarëve individual.

 

Bazuar në këtë renditje, UBT prinë në këtë listë së bashku me Universitetin e Prishtinës, duke dëshmuar cilësinë dhe angazhimin e lartë rreth formimit të një ekosistemi që ndërlidh inovacionin, shkencën dhe ndërmarrësinë.

 

Në këtë renditje të institucioneve arsimore nga “The AD Scientific Index”, stafi akademik i UBT-së është ranguar në vendet e para në shumicën e fushave, përfshirë fushat: Business & Management dhe Strategic Management.

 

Ky raport i “The AD Scientific Index”, vlerëson kompetencën e institucioneve edukative dhe arsimore për të tërhequr shkencëtarë të çmuar, si dhe aftësinë e tyre për të inkurajuar hulumtimin shkencor dhe për t’i mbështetur shkencëtarët.

 

Linku: Rangimi i UBT-së në “The AD Scientific Index”