UBT – qendër për studime të Medias dhe Komunikimit

15/09/2017

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, është një nga departamentet më të kompletuara në vend dhe rajon, për studimin e komunikimit masiv dhe të medias. 
Kurrikula e fakultetit përbëhet nga një gamë e gjerë e lëndëve, përfshirë lëndët për studimet e gazetarisë dhe median digjitale.

 

Mësimdhënia në këtë fakultet ofrohet nga një kombinim i studiuesve të medias dhe të komunikimit, të cilët shkruajnë libra dhe artikuj të lexuar nga studentët anembanë vendit, si dhe, praktikuesit e industrisë të cilët janë pjesë e kompanive kryesore të medias.

 

Vlen të theksohet se një numër shumë i madh i studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, ende pa përfunduar studimet themelore, punësohen në institucione ose kompani të ndryshme mediatike, të cilët praktikojnë profesionin si gazetarë, moderatorë, kameramanë, montazherë, zyrtarë për marrëdhënie me publikun, si dhe punojnë edhe në anën teknike të mediave. Derisa, shumë prej të diplomuarve në UBT, mbajnë rol kyç në industritë e medias ose në fusha të ngjashme.

 

Objektet që UBT i posedon janë të jashtëzakonshme dhe përfshijnë një sferë hapësirash fleksibile të mësimdhënies. Ato përbëhen nga salla të medias, studiot e radios dhe televizionit etj.

 

Qëllimi i programit Media dhe Komunikim është që t’ju ofrojë studentëve dije teorike dhe praktike për të kryer me sukses punët në organizatat ku do të punojnë.

 

Programi i studimit Media dhe Komunikim në UBT, ofron edhe specializimet: Gazetari, Komunikim, Menaxhim i Medias, Marrëdhënie me Publikun, Regji Televizive, Gazetari On-Line, Kamerë dhe Fotografi.