UBT, qendër e dëshmuar për trajnime profesionale

15/08/2019

Trajnimet janë pjesë e rëndësishme dhe e pashkëputshme e formimit profesional, sidomos kur është në pyetje ngritja akademike e të rinjve, në një treg që vazhdimisht kërkon shkathtësi të profesionale shtesë.

 

Për këtë qëllim gjatë muajve të ardhshëm mund të gjeni veten në njërën nga këto trajnime të ndryshme e që ofrohen nga UBT.

 

Trajnimet janë unike dhe i dedikohen fushave të cilat rrallëherë ofrohen nga qendrat profesionale dhe serioze në Kosovë, andaj përmes trajnimeve të UBT-së mund të gjeneroni kompetenca në secilën fushë për të cilën ofrohet trajnimi.

 

Ju mund të aplikoni për të ndjekur këto trajnime:

  • IPMA (150 € pa certifikim, ndërkaq 300 € me certifikim, 18 orë )
  • SPSS (130 €, 18 orë )
  • MS Excel (99 €, 18 orë )
  • Përgatitja për TOEFL (250 €, 80 orë akademike )
  • MS Project (110 €, 18 orë )
  • Digital Marketing (100 €, 20 orë )
  • Cisco CCNA R & S (4 semestra, 700 € )
  • Cyber Security Essentials (80 €, 30 orë )
  • Menaxhim i Burimeve Njerëzore (130 €, 18 orë )
  • Cisco IT Essentials (230 €, 70 orë )
  • Intro to Programing (130 €, 18 orë )
  • Prezantimi Efektiv (45 €, 6 orë )
  • Sjellja me bashkëpunëtorë të vështirë ( 45 €, 6 orë )

 

Për informata shtesë, mund të paraqiteni në Zyrën e Shkollave Profesionale në UBT, ose të kontaktoni përmes email-it: [email protected] dhe numrit: +383 44 100 491.