UBT përuroi Qendrën e Kompetencës Inovative për Modelim dhe Simulim

05/06/2014

Prishtinë 5 qershor 2014 – Sot në UBT, u bë përurimi i Qendrës së Kompetencës Inovative për Modelim dhe Simulim, me ç’rast fjalimin hyrës inaugurues, para të pranishmeve e ka mbajtur presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, dhe më pas profesorët e nga Universiteti Teknik i Vjenës, dhe universiteteve tjera partnere.

 

Nga folësit kjo qendër u cilësua e rëndësisë së veçantë dhe me një koncept të re, si një urë bashkëpunimi ndëristitucional, dhe për t’i ndihmuar vendit tonë që dhe rajonit e më gjerë.

 

Duke folur para të pranishmëve: përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës, atyre ndërkombëtare, përfaqësuesve të medieve, profesorëve dhe studentëve të UBT-së dhe të ftuarve të tjerë, presidenti i UBT-së, prof . dr. Edmond Hajrizi, pasi iu ka uruar mirëseardhje ka thënë se UBT-ja është një institucion modern dhe inovativ në Republikën e Kosovë, që i ka përparësitë e institucioneve të njohura ndërkombëtare, ngase jo vetëm që ofron programe të një cilësie të lartë studimesh, dhe Institute, por tash e tutje e ka edhe Qendrën e Kompetencës Inovative për Modelim dhe Simulim, që mbështetë çdo fakultet që merret me simulim, modelim dhe optimizm. 

 

Dr. Hajrizi më tej ka shtuar se është qendër e veçantë, dhe qendër tashe tutje mund të bashkëpunojë edhe me qendrën “UBT STATS”, e cila merret me mbledhjen, organizimin dhe publikimin e të dhënave statistikore.  “’UBT SIM’ do të jetë simulimi i modeleve, vizualizimi, parashikimi dhe optimizmi i vendimmarrjes. Këto lloj kërkimesh do të çojnë në më shumë publikime. Krijimi i modeleve për shpjegimin e problemeve dhe fenomeneve që shohim sot në shoqëri, për shembull health care, nuk e dimë sa kushton, si zhvillohet procesi, [mimi i barnave, po ashtu çeshtja e burimeve, nuk e dimë si po menaxhohen sepse nuk kemi modele”, ka thënë ai. 

 

Hajrizi, ka deklaruar se ky është misioni dhe qëllimi që të bëhet qendra kryesore e modelimit-simulimit në Ballkanin Perëndimor. 

 

Me prezantime e tyre, rreth kësaj qendre, janë paraqitur edhe profesorët ndërkombëtarë nga Universiteti Teknik i Vjenës, prof. dr. Felix Breitenecker, njëherësh përfaqësues i EUROSIM-it, Nikki Popa, Andreas Korner dhe profesorët e UBT-së, si Mentor Geci etj.

 

Po ashtu një fjalë përshëndetëse e mbajti edhe drejtori i Departamentin e Shkencës ne Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë , Murtez Osdautaj.

 

“UBT SIM” u themelua si rezultat i një bashkëpunimi të përbashkët me Universitetin e Vjenës e Teknologjisë – Divizionit Matematikë- Modelimi dhe Simulim.