UBT priti në takim përfaqësues të Zyrës Kosovare të Erasmus+

21/12/2021

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, UBT ka mirëpritur në takim përfaqësues të Zyrës Kosovare të Erasmus+ në Kosovë, si pjesë e vizitës së tyre monitoruese rreth aktiviteteve të realizuara të UBT-së në kuadër të projektit VTech.

 

Në këtë takim rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, së bashku me menaxheren e Parkut Shkencor Inovativ në Lipjan, Lirigzonë Morina, profesorin Besnik Qehaja, si dhe Elinda Krasniqin, e ka njoftuar zyrtaren e projektit Erasmus+ në Kosovë, Blerinë Zjaça Osmani, rreth produkteve të zhvilluara deri më tani, si dhe aktiviteteve të tjera në kuadër të projektit VTech.

 

Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi i problemeve të mundshme gjatë zbatimit operativ dhe financiar gjatë ekzekutimit të projektit, meqë rast UBT njoftoi në detaje për secilin hap përgjatë këtij projekti, zyrtaren e projektit Erasmus+ në Kosovë, Blerinë Zjaça Osmani.

 

UBT është partner i ngushtë dhe besnik i programit Erasmus+, falë të cilit janë mundësuar shumë gjëra të mira për komunitetin, në saje të bashkëpunimit të mirëfilltë dhe korrekt.