UBT përgatitë zyrtarët e UN Habitatit dhe komunave të ndryshme për Menaxhimin e Projekteve konform praktikave më të mira ndërkombëtare

23/04/2013

 

Prishtinë, 23  prill 2013 – UBT përfundoi me sukses të plotë trajnimin për zyrtarët e UN Habitatit dhe komunave të ndryshme në fushën e Menaxhimit të Projekteve.

Për pesë muajt e fundit, duke filluar nga tetori i vitit 2012 dhe pas  tetë moduleve të mbajtura,  30 zyrtarët e institucionit të UN Habitatit dhe përfaqësuesit e komunave relevante  e  përfunduan më sukses trajnimin në fjalë.

Gjatë kësaj  kohe personat pjesëmarrës  janë ngritur në aspektin teorik dhe praktik të menaxhimit,  udhëheqjes, negocimit dhe menaxhimit të projekteve  dhe ekziston bindja se ata do të jenë në  gjendje që në mënyre profesionale të planifikojnë, organizojnë, implementojnë dhe përmbyllin projektet, tha Dr. Krasniqi.

Të gjithë personat pjesëmarrës, së shpejti  në një ceremoni solemne, do të pajisën  edhe  Certifikate nga UBT,  për pjesëmarrje të suksesshme në trajnimin e përmendur.

 

Zyrtarët e UN Habitatit,   ndryshe   u   trajnuan  nga Prof. Dr. Edmond Hajrizi,  Prof . Dr. Ibrahim Krasniqi, dhe Can. Dr. Besnik Skenderi.