UBT përgatit ekspertë për cilësinë e ushqimit

29/08/2017

Nutricioni (të ushqyerit) dhe Menaxhimi me Cilësinë e Sigurinë Ushqimore, janë specializime që ofrohen në kuadër të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, e që janë të vetmet e këtij lloji që ofrohen në Kosovë.


Fakulteti Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT njihet ndërkombëtarisht dhe është institucion i shkencës, kërkimit dhe edukimit në fushat e bioteknologjisë, teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit.


Nga ky fakultet synohet të diplomohen ekspertë të kualifikuar në aspektet e lartpërmendura, si dhe, qëllimi i programit është që studentët e këtij drejtimi të punojnë në shumë fusha të industrisë ushqimore.


Studentët e këtij departamenti do të vijojnë studimet për tri vite, derisa ata, përveç në industrinë ushqimore, specializohen edhe si specialist për institucione parashkollore, për ushqim në spitale/restorante e institucione publike (doganë, AVUK, institute), në industri të pijeve etj.


Fakulteti është i pajisur me salla moderne të ligjërimit dhe laboratorë, që ndihmojnë studentët të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike në fushën e kimisë, biologjisë, mikrobiologjisë, gjenetikës, toksikologjisë, shkencës ushqimore, aplikimit të teknikave bashkëkohore të instrumentimit në analizën e ushqimit, përbërësve ushqimor etj.


Fakulteti përbëhet nga shumë laboratorë dhe kabinete, me anë të së cilave, studentët kombinojnë anën teorike me atë praktike.


Programi është i harmonizuar me standarde të Bashkimit Evropian dhe ofrohet në bashkëpunim me universitetet “Sent Istvan” dhe “Corvinus”, në Hungari, si dhe me Universitetin Teknik të Vjenës.


Në këtë fakultet ligjërojnë profesorë vendorë e ndërkombëtarë, ndërsa në kuadër të studimeve trevjeçare studentët mund të përfitojnë edhe bursa studimore.