UBT përfitues i projektit të Komisionit Evropian, Erasmus+ Programme Mobility Grants

23/09/2015

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi po qëndron për një vizitë pune në Universitetin Corvinus në Budapest të Hungarisë.


Gjatë një takimi me drejtues të këtij universiteti u konfirmua se UBT, në bashkëpunim me Universitetin Corvinus, është përfitues i një projekti të ri të Komisionit Evropian, i emërtuar Erasmus+ Programme Mobility Grants.


Ky projekt ofron mundësi të shkëlqyera për studentët dhe stafin akademik të UBT-së, duke krijuar kanale institucionale dhe të qëndrueshme të bashkëpunimit. Më konkretisht, ky projekt ofron mundësinë e shkëmbimit të studentëve dhe stafit në mes të UBT dhe Universitetit Corvinus dhe garanton transferin e ECTS-ve, që nënkupton që programet tona janë të barasvlershme dhe të pranuara nga universitete evropiane.


Përveç kësaj marrëveshjeje, tashmë të mbështetur nga Komisioni Evropian, UBT javë më parë ka përfituar edhe nga një projekt i ngjashëm i koordinuar nga Salzburg University, me të cilën do të mundësohet krijimi i një programi të ri dhe të përbashkët në fushën e Shkencave Politike.

 

UBT dhe Universiteti Corvinus kanë të nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi në shumë fusha, i cili ofron shkëmbimin e studentëve dhe të mësimdhënësve, ofrimin e studimeve të doktoratës, bashkëpunimin në fushën e hulumtimeve e një varg fushash të tjera të bashkëpunimit.