UBT prezanton projektin për arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë

14/12/2020

UBT, me ftesë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), ka marrë pjesë në takimin e Grupit Punues Teknik (GPT) 3, Reforma e financimit të sektorit të AAP-së në nivel vendi, ku ka prezantuar projektin “Planifikimi Financiar për sektorin e AAP-së: Propozim për Përmirësim”.

 

Prezantimi u bë para përfaqësuesve të MASH-it, EEAS-Pristina, ETF Europe, LuxDev, GIZ, Helvetash, ALLED2 dhe të tjerë. Ky projekt është punuar nga UBT për projektin ALLED2 të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).

 

Qëllimi i projektit është që ti propozoj MASH-it një formulë për financimin e sektorit të AAP-së që adreson mangësitë e sistemit aktual të financimit të AAP-së dhe ndihmon në zhvillimin e mirëfilltë në arsimin dhe aftësimin profesional.

 

Projekti saktësisht është prezantuar nga rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi dhe profesori Bejtush Ademi.

 

Paraprakisht, projekti është prezantuar edhe tek ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj, me ç’rast është vlerësuar lartë nga ekipi i tij punues.