UBT prezantohet në Samitin e Arsimit të Lartë “EURIE”, në Stamboll

23/03/2017

Përfaqësuesit e UBT-së, Lirigzona Morina, Ermal Lubishtani dhe Halil Bashota, po marrin pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Arsimit të Lartë “EURIE”, në Stamboll.

 

Në fokus të punimeve treditore të këtij samiti, është shkëmbimi i përvojave dhe i praktikave të mira, për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, si dhe për të gjeneruar mundësi të partneritetit stafit akademike studentëve të universiteteve pjesëmarrëse në samit, por edhe për të diskutuar për sfidat e arsimit të lartë.


Në këtë samit po marrin pjesë përfaqësues të shumë universiteteve nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, kurse UBT përmes pjesëmarrjes në samite e konferenca të tilla, po mundohet të sjellë në Kosovë praktikat më të mira evropiane të arsimit të lartë.

 

Samiti EURIE po mbahet në kuadër të programit të bashkëpunimit mes universiteteve të vendeve të ndryshme të botës, Erasmus+.