UBT, për nder të 15 vjetorit, organizon mbledhjen tradicionale të të diplomuarve (Alumni Event) 2016

22/09/2016

Gala Eventi organizohet, sot, më 22 shtator, nga 15:00 – 19:00, në restorant “Collection” (afër Stacionit të Autobusëve) në Prishtinë. Për kënaqësinë e pjesëmarrësve kujdeset këngëtari Neki Emra.

Në kuadër të ngjarjes janë  të gjithë të diplomuarit e 15 gjeneratave të kaluara dhe stafi i institucionit. Pjesëmarrja juaj do të ishte nder dhe mundësi për të takuar studentët tjerë të gjeneratës.

Si pjesë e ngjarjes është edhe ndarja e Çmimit të Karrierës për të diplomuar të gjeneratave të para, që kanë demonstruar përkushtim ndaj profesionit dhe komunitetit. 

Ju mirëpresim!