UBT po zhvillon edicionin e pestë të Garës Ndërkombëtare “MOS”

19/12/2022

Në UBT për herë të pestë po zhvillohet Gara Ndërkombëtare Microsoft Office Specialist “MOS”, e cila po teston shkathtësitë dhe njohuritë e nxënësve dhe studentëve në MS Word, MS Excel dhe MS Power Point në versionin 2019.

Kjo garë e cila ka mbledhur shumë të interesuar, me sukses është duke zhvilluar testimin e njohurive të të rinjve dhe studentëve në paketën e Microsoft Office, me ç’rast ata po synojnë certifikimin që do t’iu hap dyert në rrugëtimin e tyre profesional.

Pjesë e kësaj gare ishin edhe nxënës të Gjimnazit UBT, të cilët treguan përkushtim të lartë, shkathtësi profesionale, me një motivim të jashtëzakonshëm për të vazhduar tutje rrugëtimin e tyre në garën Microsoft Office Specialist “MOS”.