UBT po vazhdon të pranojë abstraktet për Konferencën Ndërkombëtare 2023

26/09/2023

UBT po bën përgatitjet finale për organizimin e edicionit e dymbëdhjetë të Konferencës Ndërkombëtare e UBT-së për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, ndërkohë ende po pranohen abstrakte të shumta të shkencëtarëve e hulumtuesve nga Kosova dhe të gjitha vendet e botës.

Kushdo që është i interesuar për t’u bërë pjesë e konferencës më të madhe shkencore që organizohet në Kosovë, si dhe të shkëmbejë informacione me studiues të tjerë pjesëmarrës, këtë mund ta bëjë edhe disa ditë.

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në 24 fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:

  • Inxhinieri e Shkencave Kompjuterike dhe Komunikimit
  • Menaxhim, Biznes dhe Ekonomi
  • Mekatronika, Inxhinieria e Sistemit dhe Robotika
  • Inxhinieri e Efiçiencës së Energjisë
  • Sistemet e Informacionit dhe Siguria
  • Arkitekturë – Planifikim Hapësinor
  • Inxhinieria e Ndërtimit, Infrastruktura dhe Mjedisi
  • Ligji
  • Shkenca Politike
  • Gazetari, Media dhe Komunikimi
  • Bujqësia, Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit
  • Shkenca Farmaceutike dhe Natyrore
  • Dizajn i integruar
  • Psikologji
  • Edukimi dhe zhvillimi
  • Moda
  • Muzika moderne dhe prodhimi audio
  • Arti dhe Media Dixhitale
  • Stomatologji
  • Mjekësi e Aplikuar-Infermieri
  • Mjekësi – Infermieri dhe Shkenca Teknike Mjekësore (Radiologji dhe Anestezi)
  • Sporti
  • Gjuha dhe kultura
  • Studimet e Sigurisë

Për më shumë detaje, klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net, teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: [email protected].