UBT po vazhdon me akademitë verore, Akademia Verore e Psikologjisë shënon ditën e katërt të punimeve

16/07/2020

Akademia Ndërkombëtare Verore e Psikologjisë, ka vazhduar punimet edhe në ditën e katërt të saj, duke diskutuar për rivendosjen e reziliencës dhe ruajtjen e ekuilibrit psikologjik gjatë pandemisë Covid-19. Profesoresha Vjollca Pllana, nga Qendra Këshilluese për student në UBT, ka shtjelluar më gjerësisht me të pranishmit, në mënyrë virtuale për reziliencën dhe rëndësinë e rrjetit të bashkëmoshatarëve.

 

Ndërkaq ligjëruesja në kolegjin UBT Violeta Zefi, ka diskutuar me studentët dhe pjesëmarrësit për vetëdijësimin, aftësitë shoqërore dhe empatinë. Ajo vlerësoj rolin e rëndësishëm që këto elemente kanë në jetën e njeriut, duke i vënë theks jetës së studentëve, në studimet e tyre akademike.

 

“Global UBT FEST 2020”, këtë vit ka organizuar 30 akademi verore, 25 forume dhe samite, 25 ngjarje dhe evente, si dhe 15 gara dhe hacking.