UBT po merr pjesë në Javën e Ndërkombëtarizimit të Universiteteve në Evropë

30/06/2022

Profesori i UBT-së, Prof. Asoc. Dr. Bekim Marmullaku, është duke e përfaqësuar UBT-në dhe Kosovën në Nice të Francës, në kuadër të Javës së Ndërkombëtarizimit të Universiteteve në Evropë.

 

Profesori Marmullaku, në kuadër të këtij organizimi është duke prezantuar vlerat, të arriturat dhe projektet me impakt ndërkombëtar, të zhvilluara dhe të realizuara nga UBT.

 

Ndër të tjera, profesori i UBT-së, Prof. Asoc. Dr. Bekim Marmullaku, tutje ka prezantuar shkëmbimin e përvojave të studentëve dhe të stafit me universitete të tjera të Evropës dhe botës, duke rritur kështu bashkëpunimin ndërkombëtar.