UBT po merr pjesë në Festivalin e Gjelbër

19/09/2018

UBT po merr pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Gjelbër, i cili ka nisur punimet në sallën “1 Tetori”, prej 19-21 tetor.

UBT, së bashku me 42 shumë kompani të tjera “të gjelbra”, i është bashkuar këtij festivali për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe përfitimet që ka ambienti prej përdorimit të tyre.

UBT po prezanton laboratorin e mekatronikës dhe atë të energjisë së ripërtëritshme, si dhe programin Inxhinieri e Energjisë, në kuadër të të cilit studiohen sistemet energjetike, të efiçiencës energjetike dhe të prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Tenda e UBT-së ka fituar vëmendje të madhe nga pjesëmarrësit e festivalit, sidomos nga të rinjtë e interesuar për regjistrim në programet e Inxhinierisë së Energjisë dhe programit Mekatronikë dhe Menaxhment, të cilët përgjatë ditëve sa do të zgjasë festivali, kanë mundësi të përfitojnë 20% zbritje.

Festivali i Gjelbër po organizohet nga USAID EMPOWER-Sektori Privat, në partneritet me Sida – Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Klubin e Prodhuesve të Kosovës, si dhe mbështetet nga GIZ, Ambasada Holandeze në Kosovë, ProCredit Bank, TEB ShA dhe GEFF në Kosovë.