UBT po merr pjesë në Edicionin e 16-të të Panairit të Edukimit në Prishtinë

16/04/2024

Si institucioni lider i arsimit të lartë, në Kosovë dhe rajon, UBT është duke ofruar një platformë të shkëlqyer për bashkëbisedim me të interesuarit që duan të bëhen pjesë e këtij institucioni.

Pjesëmarrja e UBT-së në këtë panair është një rast i rëndësishëm për të prezantuar gamën e gjerë të programeve të studimit dhe mundësive të zhvillimit të karrierës në fusha të ndryshme të jetës.

Bashkëbisedimi i drejtpërdrejtë me maturantë, nxënës, prindër e studentë, sjell mundësinë për të shpjeguar më shumë rreth programeve të ofruara, infrastrukturës së institucionit, dhe mundësive për të përfituar nga programet e shkollimit në UBT.